Skandal në McDonald’s, 2-vjeçarja gëlltit me ushqimin prezervativin e përdorur (FOTO)

21/04/2019 - 18:37

Një vajze të vogël, e cila gjeti një prezervativ të përdorur në ushqimin që kishte blerë në McDonald’s, i është bërë një test STD për të provuar nëse ka marrë sëmundje seksualisht të transmetueshme ose jo.

Kjo pasi vogëlushja e ka gëlltitur në gojën e saj kondorin e përdorur. Nëna e saj e tmerruar do të duhet të presë tre muaj për rezultatet pas zbulimit të tmerrshëm në restorantin e ushqimit të shpejtë në Perth të Australisë, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Gruaja, e cila vetëm dëshiron të identifikohet si Wendy, ndaloi në McDonald’s me burrin dhe vajzën e saj dyvjeçare rreth orës 18:00 të premten në mbrëmje.

Uendi tha se prezervativi ishte i hapur dhe dukej se ishte përdorur dhe nuk kishte paketim. Ajo tha se vajza e saj mund ta ketë gjetur atë në ndonjë karrige ose në ushqim. “Unë shkova në tualet, i lava gojën dhe duart dhe i dhashë një pije. Ne ishim të tmerruar”, i tha ajo një tabloidi australian.

Burri i Uendit e rrëmbeu shpejt fëmijën dhe vrapoi drejt banakut duke ua hedhur aty kondomin për t’i turpëruar për shërbimin skandaloz që ofrojnë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jeta dhe Lulja janë dy njerëzit më të dashur për Luizën e cila ka lindur me sindromën down.

Një shqiptare ulet për herë të parë në Parlamentin Europian. Ajo është Arba Kokalari, që jeton prej vitesh në Suedi.

Katër veta, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, janë gjetur të fshehur në automjete në përpjekje për tu larguar nga Maroku.

Për pak do të mbushë 108 vjeçe por asgjë nuk e ndal Luisa Zappitellin të marrë pjesë në votime.

Në sistemin diellor uji është më i bollshëm nga se mendohej, madje edhe në planetin xhuxh, në Pluton ndodhet një oqean nën sipërfaqen e n

Personi që po martohet tek hoteli “Rogner”, ndërsa disa metra më larg, në sheshin para kryeministrisë zhvillohej protesta e opozitës ësht

Nëse nuk ke patur fat në marrëdhëniet e tua të dashurisë, kjo mbase ka të bëjë me faktin se ende nuk ke takuar shpirtin tënd binjak, por

Në fushë ishte i papërmbajtshëm, teksa golat e tij kanë çmendur tifozët e Kolumbisë, por edhe të Parmës e Njukasëllit.

Mbretëresha Elizabeth e ka përjetuar keq vdekjen e një prej ndihmëseve më besnike që i ka shërbyer për një kohë të gjatë.