S'mbajti premtimin elektoral, kreu i komunës lidhet në kamionçinë dhe tërhiqet zvarrë (VIDEO)

09/10/2019 - 15:56

Të paktën 11 njerëz janë arrestuar në Meksikë pasi morën kryetarin e fshatit të tyre me dhunë nga zyra, e lidhën në kamionçinë dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë.

Policia ndërhyri për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili raportohet se nuk pësoi lëndime të mëdha. Kjo është hera e dytë që ai sulmohet nga fermerët, që i kërkuan të përmbushë premtimin elektoral për rregullimin e një rruge në zonë.

Kryetarët e bashkive dhe politikanët lokalë në Meksikë shpesh janë në shënjestër të bandave të drogës kur refuzojnë të bashkëpunojnë me skemat e tyre kriminale por ndodh rrallë që të sulmohen për premtimet e tyre gjatë fushatës.

Escandon tha se do të ngrejë akuza për rrëmbim dhe tentativë vrasje. Videoja e filmuar nga kalimtarët jashtë zyrës së kryetarit të komunës tregon një grup burrash duke e tërhequr nga ndërtesa dhe duke e lidhur në pjesën e pasme të automjetit.

Më pas shihet duke u tërhequr zvarrë në rrugë, lidhur me një litar rreth duarve në pjesën e pasme të kamionit nëpër rrugët e Santa Rita.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga tregjet më të famshme të Krishtlindjeve në Gjermani paraqiti një tortë, e cila peshonte rreth 4 tonë.

Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar së fundmi, por po, është e vërtetë: një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në

Një video e David Beckham duke fjetur është vendosur për tu parë në spitalin e Londës, ku edhe ish-futbollisti lindi.

Observatori Evropian Jugor (ESO) ka krijuar një vizualizim të frikshëm dixhital që tregon se çfarë do të ndodhë me Tokën kur planeti ynë

Në disa raste thonë se qentë nuk janë të denjë për njerëzit.

Ende nuk dihet me siguri fati i godinës 6-katëshe, në bulevardin “Dyrrah”, të cilit i është vënë shiriti bllokues që ditën e parë të tërm

Ndonëse nuk i presim me gjallërinë e një viti më parë për shkak të tragjedisë që vendi kaloi më 26 nëntor, festat e fundvitit janë pranë.

Drejtuesi i një automjeti ka shpëtuar për mrekulli kur një mbikalim është shembur dhe e gjitha është kapur nga kamerat e sigurisë.

Edhe pse muaji dhjetor nuk hyri aspak siç donim, bilanci i 51 viktimave të tërmetit duket se fashiti pak magjinë e tij, mos harroni se pë

Pas tradhëtisë që u kthye në kryefjalën e mediave, Khloe Kardashian tregoi në një status në Instagram se është gati të falë ish-partnerin