Gazetarja e njohur Rudina Xhunga, e cila u largua nga ekrani i “Vizion Plus” pas ardhjes së Sokol Ballës, duke iu mbyllur dhe emisioni “Dritare”, ka treguar mbrëmjen e sotme shkakun e largimit.

Xhunga ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ku u pyet nga fëmijët nëse ajo iku vetë apo e larguan nga “Vizion Plus”?

Rudina iu përgjigj fëmijëve duke u thënë: “Të dukem nga ato që e heqin unë ty?”. Gjithashtu gazetarja u dha një këshillë fëmijëve që të mësojnë e të bëhen zot të vetes.