“S’pati kontroll nga mjekët”, avokati kërkon hetim për vdekjen e Maradonës

26/11/2020 - 18:50

“Për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor”,- kështu është shprehur Matias Morla, avokati i Diego Maradonës, i cili kërkon të nisë një hetim lidhur me vdekjen e legjendës argjentinase të futbollit.

“Në bazë të asaj që ka thënë prokurori i San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor.

Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të arritur, ishte një krim idiot. Ky fakt nuk duhet të kalojë pa u vërejtur dhe ju kërkoj që ta hetoni deri në fund.”
– është shprehur avokati në një komunikim zyrtar transmetuar nga Calciomercato.com.

Ikona e futbollit botëror vdiq të mërkurën si pasojë e sulmit në zemër, ndërsa Morla, avokati i tij, nuk dëshiron që të anashkalohen shkaqet e vdekjes.

“Siç më ka thënë Diego: ‘Ti je ushtari im, i cili punon pa mëshirë”, -kanë qenë fjalët e avokatit të Maradonës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arkeologët tashmë do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë Tempullin e Kukulcan pasi një investigues pati mundësinë të filmonte brenda stru

Në një zonë lindore të Turqisë, trashësia e dëborës ka shkuar deri në pesë metra.

Siç dihet tashmë nga eksperienca e këtyre muajve të pandemisë, por edhe nga protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, rrallëherë publikon foto familjare, por këtë herë e ka thyer këtë rregull.

Ka befasuar deklarata e një prifti ultra-ortodoks në Izrael, i cili u tha ndjekësve të tij se vaksina anti-Covid i bën njerëzit “gay”.

Rejhan Sjunger është vetëm 14 vjeç dhe ka ngritur në këmbë jurinë e kompeticionit muzikor për fëmijë në Suedi.

Gjatë një mësimi në internet me studentët, një profesor nga Akademia e Arteve të Bukura të Urbinos në Itali, vendosi një video për të për

Flokët kanë prirje të elektrizohen, sidomos në stinën e dimrit ku lagështia është një fenomen i zakonshëm.

Bukuroshja italiane Melisa Sata ka ironizuar ish-bashkëshortin e saj, futbollistin Kevin-Prins Boateng.

Janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, por shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme zakonisht nuk bëjnë pjesë në listën