Duket e çuditshme dhe madje shkon deri në kufijtë e të pabesueshmes, por në një spital në Arizona, 16 infermiere që punojnë në njësinë e njësinë e kujdesit intensiv të Qendrës Mjekësore “Desert Banner” në Mesa, kanë mbetur shtatzënë.

Infermieret thanë se “Nuk kishte asnjë pakt mes nesh, por duhet pranuar se emocionet e të priturit të fëmijës, janë vetëm një koincidencë e lumtur”.

“16 infermieret janë nga tre njësi të ndryshme të kujdesit kritik. Është një rastësi e çuditshme, ndoshta duhet të jetë faji i ujit”, tha duke qeshur Heather Francis, drejtor i infermierisë në Desert Banner.

Një zyrtar tregoi se spitali ka planifikuar të përballojë mungesën e infermierëve për muaj të tërë. Ato thonë se të gjitha duan të shkojnë së bashku në kafene, për të kënaqur dëshirat dhe nepset e shtatzënisë.