Erika Fonten, një prej gjimnasteve më të famshme amerikane, ka zgjedhur një profesion të ri për t’i shtuar të ardhurat e saj. Ajo ka hapur një llogari në platformën “OnlyFans”.

Bëhet fjalë për një platformë për të rritur, ku ndjekësit paguajnë rreth 15 dollarë për ta parë sportisten në poza intime.

“Jam rritur duke dashur të jem e famshme”, është shprehur gjimnastja për “247Sports”. Kujtojmë që Erika e cila ka përfaqësuar Universitetin e Virxhinias Perëndimore, është shpallur tri herë kampione kombëtare për të reja, ndërsa gjatë kolegjit ajo është ngjitur pesë herë në podium në garat kombëtare në SHBA.