Regjisori i famshëm, Steven Spielberg është marrë në mbrojtje nga policia pas kërcënimeve të vazhdueshme.

Spielberg paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar një urdhër ndalimi ndaj një gruaje të quajtur Sarah Char.

Ajo ka disa muaj me radhë që po i dërgon regjisorit kërcënime me vdekje.

Hetuesia ka zbuluar se kërcënuesja ka bërë përpjekje që të blejë armë për vrasjen e Spielberg.

Spielberg ka thënë se ndihet i pasigurtë dhe kërkon mbrojtje edhe për familjen e tij.