Gazetari Bledi Mane publikoi një lajm ne Facebook, sipas të cilit reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi ishte përfshirë në një incident me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Menjëherë sapo lajmi u publikua në media, ka reaguar vetë Stresi.

Reperi përmes një video ‘live’ në Instagram, ka thënë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe se Bledi Mane duhet t’i kërkojë falje për shpifjet ndaj tij.

“Nuk është e vërtetë, janë shpifje të një gazetari i cili pres të vijë tek lagjja ime për të më kërkuar falje”, ka thënë Stresi.

Më herër Bledi Mane postoi në rrjete sociale se Stresi ishte konfliktuar me Veliajn, ndërsa policia bashkiake po sekuestronte pamjet filmike të bizneseve përreth për të fshehur ngjarjen.

Postimi i Bledi Manes:

Në ambientet e jashtme të restorantit të njohur Piazza në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sapo i shpëtoi një sulmi të dhunshëm.

Këngëtari i repit i njohur me emrin e artit Stresi i doli para dhe filloi ta godiste me grushta por rojet e sigurisë e kanë mbrojtur kryebashkiakun.

Kjo ngjarje pason deklaratën poshtëruese të Erion Veliajt i cili ofendoi publikisht në media djemtë shqiptarë duke i etiketuar me fjalën “Zdromsa”.

Policia Bashkiake po sekuestron kamerat e sigurisë së restorantit për të fshehur ngjarjen.