Sipas një studimi shkencor të fundit, mënyra për të shmangur pickimet nga mushkonjat është pikërisht dëgjimi i muzikës elektronike, sidomos asaj "dubstep" nga artisti amerikan Skrillex, shkruan BBC.

“Tingulli është thelbësor për shumëzimin, mbijetesën dhë popullimin e shumë kafshëve”– u shpreh një grup shkencëtarësh të specializuar në studimin e mushkonjave dhe sëmundjeve që ato mbartin.

Ata provuan reagimin që kishte lloji i mushkonjës "Aedes agepti" e njohur ndryshe edhe si mushkonja e etheve te verdha ndaj muzikës elektronike dhe nëse kjo e fundit shërbente si ilaç kundër tyre.

Rezultatet që u publikuan në të përjavshmen "Acta Tropica" dolën pozitive; mushkonjat e rritura femra pas "dëgjimit" të muzikës elektronike sulmonin më vonë dhe më pak se sa ato në ambjent jo elektronik.

Shkencëtarët thanë se: "Shpeshtësia e aktivitetit i të ushqyerit me gjak është më e ulët kur luhet muzika, po ashtu edhe aktiviteti seksual i tyre". Kështu që herë tjetër kur dyshoni se keni mushkonja rrotull e dini se çfarë muzike të luani në sfond.