Stuhia diellore do të godasë tokën, mund të mbetemi pa energji

13/03/2018 - 22:52

   Një stuhi e madhe diellore i është drejtuar Tokës dhe me shumë gjasa mund ta godasë që nesër. Ajo mund të shkatërrojë satelitët, të prishë furnizimin me energji elektrike dhe do të japë një shfaqje mahnitëse të dritave veriore.

Ajo u krijua javën e kaluar nga një shpërthim i madh në atmosferën e diellit dhe grimcat e ngarkuara nga ky shpërthim tani janë rrugës drejt planetit tonë.

Ardhja e stuhisë diellore përkon me formimin e “çarjeve të ekuinoksit” në fushën magnetike të Tokës, të cilën disa shkencëtarë besojnë se ndodhin çdo vit rreth ekuinoksëve të 20 Marsit dhe 23 Shtatorit.

Këto çarje dobësojnë mbrojtjen natyrore të planetit tonë kundër grimcave të ngarkuara dhe mund të lënë fluturimet dhe sistemet GPS të ekspozuara ndaj stuhisë.

Grimcat magnetike të ngarkuara nga stuhia diellore mund të ndërhyjnë me makineritë në orbitën e Tokës, si dhe në sipërfaqen e planetit, të tilla si sistemet GPS apo edhe sinjalet radio. Ato gjithashtu mund të kërcënojnë linjat ajrore duke turbulluar fushën magnetike të Tokës. Por mund të krijojnë edhe shkëndija elektrike që mund të djegin aparaturat që sigurojnë furnizimin me energji. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ajo është lloji i gruas që do t’ju japë një mundësi të dytë, të tretë dhe të katërt edhe nëse nuk e meritoni.

Një studim nga "Money Travel" ka hulumutuar koston e vizitave në 10 tregjet e Krishtlindjeve në qytetet europiane.

Astrologët përcaktojnë se bashkëshortet më të mira i përkasin këtyre tre shenjave të Horoskopit:

GAFORRJA

Anila Hoxha, gazetarja e ngjarjeve të kronikës së zezë në “Top Channel” u vlerësua nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me një çmim të rëndë

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën "nëse e shtyni kohën, humbni", dhe duket se është e vërtetë.

Është zyrtare, burrat me mjekër janë më tërheqës.

Zhurma që u shkaktua në Shqipëri para pak javësh, kur në emisionin e Ermal Mamaqit blogerja e njohur u pyet me një pyetje seksiste dhe më

Ndryshe nga herët e tjera, pjesë e publikut në studion e “Xing me Ermalin”, këtë puntatë ishte edhe nëna e drejtuesit të emisionit Ermal

Arjon Muça, i ftuar në "Mos i fol shoferit" ka thënë se deklarata ku pranoi se ka pasur oferta seksuale për 100 milionë lekë është e vërt