Stuhia e fuqishme sjell “gurë” nga qielli! (FOTO)

15/10/2018 - 22:42

Një stuhi e fuqishme solli me vete breshër, që la të plagosur një grua në Queensland të Australisë. Fiona Simpson përdori trupin si mburojë për të mbuluar fëmijën e saj 4 muajsh dhe pasojat ishin të pabesueshme.

Gruaja ishte nisur për në shtëpinë e saj në Kingaroy, sëbashku me beben dhe të ëmën, kur i zuri stuhia ekstreme. Kur situata u rëndua edhe më shumë, ajo ndaloi mjetin, duke mos e ditur që gjithçka do të përkeqësohej edhe më shumë.

Shumë shpejt ajo nisi të dëgjonte zhurmë të fortë dhe u kthye për të parë se çfarë po ndodhte. “Shiu nisi të binte me rrëmbim dhe xhami i pasmë i makinës ku ndodhej vajza u hap papritur, duke fluturuar tutje”, tha Simpson për ABC.

Kokrrat e breshërit ishin kaq të mëdha dhe po binin me një forcë të tillë sa thyen xhamin e automjetit.

Pikërisht në këtë moment, për të mbrojtur të bijën gruaja u hodh në sediljen e pasme dhe e mbështolli të miturën me trup. “Pashë nga pas dhe mund të shihja që po ulërinte, por nuk e dëgjoja dot, kaq zhurmë e madhe ishte”, tha ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kilet e tepërta shpeshherë kthehen në sfidë për shumë prej nesh. 

Frikë në rrugët e Sidney, Australi kur nga një makinë njerëzit kanë parë një peshkaqen.

Sipas shkencëtarëve të NASA-s, jeta jashtëtokësore mund të zbulohet në dy dekadat e ardhshme.

Një foshnje nga Darlingtoni kaloi 4 ditë në spital duke luftuar për jetën pasi një anëtar i familjes, i sëmurë me herpes e puthi.

Shumë femra ankohen se nuk kanë gjetur ende dashurinë e jetës por një studim i ri tregon se ato duhet të lumturohen për këtë fakt, jo të

Prekja e një maceje ka rezultuar me pasoja të rënda për shëndetin e një blogereje 24-vjeçare.

Nuk janë gjetur ende gjurmët e avionit me të cilin udhëtonte sulmuesi i sapoblerë i Cardiff Citit, Emilinao Sala, i cili mendohet se ësht

Elena Di Martino është një super tifoze e Juventusit, e cila ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen mes ekipit të Torinos dhe Chievo-s.

Rozana Radi mbetet një nga artistet më të dashura për publikun, këngët e të cilës janë kthyer në hite dhe dëgjohen nga të gjithë.

Sipas astrologëve ju mund të keni qenë një kombinim i keq në horoskop.