Fotografi i vip-ave Max Butterworth ka vendosur të trazojë ujrat. Së fundmi ai ka bërë publike një album të realizuar nga viti 2005 deri në 2008-ën ku shfaq anën e errët të personazheve të famshëm.

Ato që menjëherë janë bërë virale duke ngritur shqetësime edhe tek familja mbretërore i përkasin Kate Middleton, Princ William dhe Harry.

Fotot bardhë e zi i shfaqin teksa dalin nga një klub nate krejtësisht të dehur me një pamje jo fort të këndshme në fytyrë ndërsa përpiqen të zënë vend në taksi ndërsa Harry mundohet të qëndrojë i qetë e të mos godasë ndonjë paparac në fytyrë.

Ata ishin të shoqëruar nga këngëtarja e famshme Cheryl me të cilën asokohe ndanin një shoqëri të mirë por që gjithashtu ishte shpatulla ku Kate mbështetej pasi e kishte humbur nga alkooli.