"Taramelja" Xheison bëhet me shtëpi të re: Më duket si ëndërr!

28/05/2019 - 08:51

Ëndrra e Xheison Baftit ishte që kur të rritej ta bënte familjen e tij me një shtëpi të re. Por ai nuk do të ketë nevojë të presë kaq shumë, pasi kjo ëndërr tashmë iu bë realitet, falë spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”. Nisma e prezantuar pak kohë më parë u finalizua me sukses këtë mbrëmje finale.

Thirrjes së Alketa Vejsiut iu përgjigjën shqiptarë të shumtë nga e gjithë bota, biznesmenë e kompani të shumta në vend, të cilët të gjithë së bashku bënë të mundur që “Taramelja” dhe familja e tij të bëhej me një apartament në Tiranë.

Gjithashtu, nismës së spektaklit iu bashkua edhe Bashkia e Tiranës, duke bërë me shtëpi edhe gjyshërit e Xheisonit, duke e sjellë kështu të gjithë familjen në kryeqytet.

Në mbrëmjen finale të spektaklit, Alketa Vejsiu ndau me gjithë publikun një klip, në të cilin shfaqej apartamenti ku Xheison do të jetojë bashkë me familjen e tij, si dhe reagimin e tij kur hapi derën e shtëpisë.

“Shumë faleminderit ju kam shumë xhan, ju kam shumë zemër…” ishin fjalët e Xheison për të gjithë ata që i plotësuan ëndërr.

E pasi u fut në shtëpi, Xheison vuri në dyshim nëse ishte në ëndërr… “Ndoshta jam në ëndërr”, tha ai mes lotëve.

Edhe në skenën e madhe të “Piter Pan”, në Televizionin Klan, Xheison ishte i përlotur nga gëzimi.

Xheison Bafti: Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh.

Alketa Vejsiu: Ky njeri ka një dritë speciale se nuk ka mundësi, po ku i gjen këto fjalë, o Zot i madh.

Xheison Bafti: Nuk e di, mi sjell Zoti me magji…

Xheison Bafti: Një minutë, pushoni pak publiku ju lutem. Përshëndës Lali Erin, të gjithë ata që na kanë ndihmuar për blerjen e shtëpisë, edhe mësuesen time, shkollën time dhe Myshqetanë. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në përgjithësi filtrat për foto përdoren për të na bërë sa më të bukur.

Ish-missi i Italisë, Gessica Notaro, u shpërfytyrua me acid nga ish i dashuri i saj që tashmë është i dënuar me 15 vite burg.

Momente paniku për bashkëshorten e sulmuesit Mauro Ikardit, teksa ishte duke bërë xhiro me motor uji në Liqenin e Komos së bashku me disa

“RevistaWHO.Com” hyn për herë të parë brenda shtëpisë së milionerit shqiptar, Fatmir Hysenbelliu.

Një vajzë e re në Itali humbi tragjikisht jetën pasi iu nënshtrua një operacioni në hundë.

Një ditë më parë, më 15 korrik deputeti socialist i Shijakut, Jurgis Çybrja ka festuar 34-vjetorin e tij të lindjes.

Rrobat e bardha kanë filluar të zverdhen dhe ju nuk po dini si t'u riktheni sërish ngjyrën...

Mbrëmë ka rënë borë në Malin Musala (100 km larg Maqedonisë), maja më e lartë në Bullgari, ndersa pjesa më e madhe e vendit u ballafaqua