Sa para fitojnë në vit yjet e famshëm? Sipas të dhënave të siguruara nga “Forbes”, e cila publikoi listën e 100 personazheve publike më të paguar të botës, kryeson Taylor Swift,  e cila fitoi 185 milionë dollarë vitin e kaluar, një rritje me 131% nga viti 2018.

Taylor Swift grumbulloi të ardhurat më të larta që ka fituar ndonjëherë brenda një viti, duke ia kaluar sigurisht jo vetëm vetvetes por edhe gjithë personazheve të famshëm në botë.

Kjo nuk është hera e parë që Swift kryeson këtë listë pasi në  vitin 2017-ën ajo ishte më e paguara me 170 milionë dollarë, në sajë të fitimeve nga turi botëror “1989”.

Të ardhurat e saj erdhën nga turneu i këngëtares, “Reputation 2018”, i cili ishte dhe turneu më i madh në historinë e SHBA-së duke fituar 266.1 milionë dollarë, nga bashkëpunimet e ndryshme, Netflix, Spotify dhe kalimi nga një shtëpi diskografike në tjetrën.

Në vend të dytë renditet Kylie Jenner më 170 milionë dollarë.