Të rinjtë fshihen në motorin e makinës për të kaluar kufirin

26/05/2019 - 18:52

Katër veta, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, janë gjetur të fshehur në automjete në përpjekje për tu larguar nga Maroku. Tre automjete u ndaluan në doganën në Beni Enzar në një hapësirë kohore prej vetëm tre orësh.

Brenda makinave, zyrtarët gjetën vajzën adoleshente dhe dy djem të tjerë, të moshës 20 dhe 21 vjeç. Njëri prej tyre ishte i fshehur prapa sendiljes së pasme dhe dy të tjerët në kofano, përfshirë 15-vjeçaren.

Dy prej emigrantëve u morën nën kujdesin e mjekëve pasi kishin simptoma asfiksie, çorientimi dhe dhimbje në nyje për shkak të mënyrës sesi kishin qëndruar brenda në makinë.

Një kamion i katërt u kontrollua më pas në portin spanjoll të Melillës dhe zyrtarët gjetën një 20-vjeçar po ashtu në kofanon e automjetit.

Besohej se ai kishte 'përfituar' nga pakujdesia e shoferit për të hyrë në kamion. Shoferët e makinave, të gjithë nga Maroku janë ndaluar nga policia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në Detin Adriatik tronditi ditën e sotme Shqipërinë.

Zbulohet bamirësja e cila i jepte Kristiano Ronaldos hamburger falas në vitet kur ky i fundit ishte i varfër dhe praktikisht bashkime dis

Pas "Bon Bon", rruga e suksesit të Era Istrefit nuk është ndalur kurrë.

Kënga shqiptare “Të ka lali shpirt” ra nga froni, pasi nuk është më e klikuara në kanalin e “YouTube”.

Të gjithë përballemi me situata stresuese që na zemërojnë duke filluar nga trafiku e deri te kolegët e punës që s’i durojmë dot.

Arkeologët zakonisht ju duhet shumë kohë që të mendohen në lidhje me atë që kanë gjetur.

Klani i Kardashian-ve dhe Jenner-ve është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Pasi të lani dhëmbët, të vishni pizhamat dhe të niseni për në shtrat, mos harroni të bëni dhe një gjë të fundit: të mbyllni derën.