Fëmijët e kopshtit “Do Re Mi”, në Durrës, në kuadër të festave të nëntorit kanë organizuar një ekspozitë me makete mbi këtë temë shpalljen e pavarwsisw sw vendit dhe çlirimin e Shqipwrisw.

Vogëlushët janë veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe në ambientet e Mauzoleumit të Dëshmorëve kanë pozuar me shqiponjën dy krenare që e kanë bërë me duart e tyre.

Një vit më parë, ata nuk mundën t’i gëzoheshin festave të Nëntorit për shkak të tërmetit të frikshëm, por këtë vit kanë festuar më të fortë e të gëzuar në ambientet e reja të kopshtit.

Për të ndezur edhe më shumë atmosferën, ata kanë recituar poezinë e famshme të Pashko Vasës “O moj Shqypni”.  

Ju ftojmë të dëgjoni videon me interpretimet e fëmijëve me vargjet e të madhit Pashko Vasa.