Tea jep një mesazh për Andin dhe Melisën pas konfirmimit të lidhjes së tyre

16/05/2021 - 19:16

Ditën e sotme, Tea Trifoni ishte e ftuar në “E diell”, krah çiftit Melisa-Andi dhe sigurisht nuk ka shpëtuar pa folur për ta. Ajo i ka këshilluar që të shijojnë marrëdhënien e tyre, mos të mendojnë për ndarjen dhe mos të marrin parasysh fjalët e të tjerëve.

“Ta nisin mbarë, mos të mendojnë për ndarjen. Të tregojnë historitë e bukura që kanë dhe fundja fundit duhet të shijojnë njëri-tjetrin dhe të kënaqen me marrëdhënien e tyre, jo të vazhdojnë t’i mbushin mendjen botës që ne jemi realë apo s’jemi realë. Shikoni jetën tuaj, lëreni botën!”- ka thënë ajo.

Pas shumë aludimesh, Melisa dhe Andi konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë në këngën e dytë të Melisës “Leje”, videoklipi i të cilës u finalizua me një puthje pasionante mes dyshes. Këtë moment po e prisnin të gjithë prej kohësh dhe më në fund dyshja morën guximin të pranonin hapur gjithçka. Tashmë dyshja ka nisur bashkëjetesën dhe shfaqen kudo bashkë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një postim në rrjete sociale i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka ngritur dyshimet se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua

Kombinimi i veshjeve me aksesorë shtesë për të krijuar një stil unik është pjesë e pandarë e përditshmërisë së artistes durrsake Asel Ist

Majat e djegura të flokëve janë një shqetësim i vazhdueshëm, por nëse tregohesh pak më e kujdesshme, mund t’i evitosh.

Princi Philip do të kishte festuar 100-vjetorin e lindjes më 10 qershor dhe me rastin e ditës së tij të lindjes, anëtarët e familjes mbre

Marsi është planeti i energjisë dhe jetës suaj mund t’i kishte munguar, por kjo situatë po ndryshon pasi tashmë planeti do të kalojë në s

Janë plot dhjetë ndryshime ato të cilat sjellin në vetvete kundërshtime mes gjinisë mashkullore dhe femërore.

Kur punojmë shumë për të përfunduar një projekt, shumica prej nesh përpiqen të dëgjojnë muzikë, në mënyrë që të përqendrohemi në detyrën

Një 18-vjeçare në Itali ka ndërruar jetë si pasojë e një tromboze.

Studiuesja e astrologjisë Keti Sula ka treguar se përse kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në verë më shumë se kurrë, dielli shqetëson shikimin tonë, prandaj përdorimi i syzeve dielli bëhet më i domosdoshëm.