Transparente, me ngjyra,  dizenjime abstrakte, french me nuanca metalike, trendet e thonjve 2021 të lënë pa fjale!Nëse do te flasim për tendencat pranverë – verë 2021 në muajt e ngrohtë do të triumfojnë ngjyrat pastel, nude,  që nga tonalitetet e bezhës  deri tek roza romantike.  Këto ngjyra dhe dizenjime janë të përshtshme për ҫdo tip dhe personalitet femëror.

Protagonistja e verës së kaluar e bardha,  kthehet për të dominuar përsëri, e vetme ose me dekorime të vogla. Thonjtë me xhel mat dhe sfumaturë vazhdojnë të rezistojnë edhe në pranverë – verë edhe pse dominuan edhe gjatë stinës së ftohtë.

Disa propozime dhe ide nga të cilat mund të merrni frymëzim i gjeni në galerinë e mëposhtme.