Tenori i famshëm nën akuzë për ngacmim seksual

14/08/2019 - 19:59

Gjiganti i operas, Placido Domingo ka mbrojtur veten përballë akuzave për ngacmim seksual duke insistuar se ai beson se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet në karrierën e tij të gjatë kanë qenë gjithnjë të dëshiruara dhe konsensuale. Në një raport nga Associated Press, disa akuzuese, një nga të cilat është identifikuar, ka akuzuar Domingo-n se është përpjekur të përdorë pozicionin e tij si një nga këngëtarët më të famshëm të operas për t’i bërë presion të kryejë marrëdhënie seksuale.

Tetë këngëtare dhe një kërcimtare thanë se ishin ngacmuar seksualisht në incidente që datonin që në vitet 1980. Njëra prej tyre tha se Domingo i kish’ futur dorën nën fustan, ndërsa tre të tjera thanë se ai i kish’ puthuar ato kundër vullnetit të tyre. Disa thanë edhe se kishin ndjerë se karrierat e tyre ishin dëmtuar pas refuzimit të avancimeve të tij.

“Aludimet nga këta individë pa emër, që datojnë rreth 30 vite më parë janë shumë shqetësuese dhe të pabaza. Është e dhimbshme për mua të dëgjoj se mund të kem mërzitur dikë apo t’i kem bërë të ndjehen keq, pavarësisht se cilat kanë qenë qëllimet e mia,” deklaroi ai.

Domingo, i lindur në Spanjë, është një nga tenorët më të mëdhenj të shekullit të 20 e madje ka performuar në “Tre Tenorët”, bashkë me Luciano Pavarotin dhe Hose Karreras.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dëshira për tu bërë pjesë e ushtrisë, ka detyruar një 23-vjeçar të presë për herë të parë flokët e tij pas 15 vitesh.

Një grua 41-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë, që e bën atë të plaket tetë herë më shpejt sesa personat e tjerë në mbarë botën.

Ditët e fundit dukesha Meghan Marke dhe Princ Harry janë ‘sulmuar’ nga mediat dhe ndjekësit e tyre për udhëtimet me avion privat dhe push

Klodjana Haxhiaj, gazetarja e njohur në Durrës e cila ndër vite ka raportuar ngjarje nga më të ndryshme për qytetin bregdetar, sot ka dhë

Kujtimet janë si një muzë plot me gjëra të bukura, por edhe të shëmtuara, megjithatë studimet po i vënë në diskutim ato.

Shtëpia e Gary Neville është padyshim një nga më të veçantat e para ndonjëherë. Shtëpia ka formë luleje, e mimetizuar në mënyrë perfekte

Rike Roçi u bë një ndër vajzat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjete sociale pas pjesëmarrjes së saj në reality show “Big Brother” d