Tërmeti zgjoi rrezikun 500-vjeçar (FOTO)

18/10/2019 - 22:24

Lëkundjet sizmike që u regjistruan këtë verë në shtetin amerikan që njihet për tërmete, Kaliforninë, bënë më tepër se thjesht të shkundnin tokën, sipas shkencëtarëve.

Tërmeti nisi në 4 korrik me një shkundje paralajmëruese me magnitudë 6.4, tërmeti kryesor erdhi pas 36 orësh me magnitudë 7.1, të vegjlit që pasuan ishin të panumërt, rreth 100 mijë.

Kjo dukuri ishte më e fuqishmja në 20 vitet e fundit për zonën, por tani shkencëtarët mendojnë se ka vënë në lëvizje 20 pllaka të tjera më të vogla, të cilat shkencëtarët nuk i njihnin deri më sot, dhe që kanë qenë pa lëvizur për rreth 500 vite.

Sipas shkencëtarëve, lëvizjet e fundit të pllakave kanë bërë që situata e tyre të ndryshojë në rajon për herë të parë në 500 vite, dhe pasojat që mund të ndodhin janë totalisht të paparashikueshme.

“Me pak fjalë, nuk e dimë se ç’do të thotë. Por është befasuese, sepse nuk ishte parë ndonjëherë pllaka në zonën Garlok që të lëvizte. Por tani e ka ndryshuar papritur sjelljen”, tha gjeologu te universiteti i Kalifornisë, Zakari Ros.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Melania Trump po dekoron për Krishtlindje Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit.

Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim.

Një truk shumë praktik me lëvoren e bananes mund të bëjë mrekulli për këmbët tuaja.

Para dy netësh u mbajt ceremonia e “American Music Awards”, që mblodhi disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore.

Një kirurg në Arabinë Saudite ka vdekur në dhomën e operacionit të spitalit ku do të kryente një procedurë ortopedike, njoftonin mediat v

Një taksist në Turqi ka bërë një gjest që jo shumë njerëz e bëjnë, pasi gjeti një sasi të konsiderueshme parash në automjetin e tij.

Periudha e vështirë është gati të mbarojë për pothuajse gjysmën e shenjave të zodiakut.

Këngëtarja shqiptare, Zajmina Vasjari mbetet një nga femrat më tërheqëse të showbiz-it shqiptar.

Përse vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet nga frika e koronavirusit kur e dimë se ai qëndron në afër?

Një burrë që vrau gruan e tij u tha policëve, se ajo nuk ishte e lumtur pasi ai nuk dukej aq mirë sa ajo.