Duket si ato historitë që jemi mësuar të shohim në filma, por ja që ndodhin dhe në realitet. 31-vjeçari anglez, Xhordan Adlas Roxhers, i cili kishte shumë vite që bënte punë krahu dhe mezi paguante qiranë dhe faturat e tjera, tani ka hyrë me të dashurën te një vilë që kushton rreth 56 milionë euro.

Pas një testi ADN-je, punëtori zbuloi se ishte djali i pronarit të vdekur të vilës. Deri dje i riu që mund të përballonte vetëm qira apartamenti, sot zotëron një pronë pasanikësh prej 6200 metrash katrorë, e ndërtuar në vitet 1700. Ajo ka qenë shtëpi e familjeve mbretërore.

Babai i tij, Charls Roxhers, ishte një pasanik që kishte krijuar varësi me substancat, prej të cilave vdiq. Xhordan i kishte kërkuar testin e ADN-së pronarit të vilës, kur ishte gjallë, por e kishin refuzuar. Vetëm pasi vdiq, ai vërtetoi që ishte vërtet i biri i pronarit pasanik.