Thashethemet e fundit për Kate Middleton detyrojnë Pallatin Mbretëror të reagojë

27/05/2020 - 20:17

Tatler, një revistë britanike, publikoi disa informacione në lidhje me mënyrën si Kate Middleton po përballon situatën e tanishme, që mesa duket, sipas revistës, është tepër e ngarkuar për shkak të largimit të princit Harry dhe Meghan Markle.

Sipas Tatler, dukesha, e cila shfaqet në kopertinën e tyre, po përballet me shumë përgjegjësi.

“William dhe Catherine dëshironin të shpenzonin më shumë kohë me fëmijët, por duka dhe dukesha e Sussex-it ua vështirësuan punën,” tha një burim i brendshëm për revistën.

“Përgjegjësitë e tyre janë më të mëdha tani”. Një burim, mik i Kate, thotë se dukesha “është e zemëruar për gjithë ngarkesën e punës”, duke shtuar se “sigurisht që duket e buzëqeshur dhe e veshur mirë, por kjo nuk është ajo çfarë ajo do. Ndihet e rraskapiur dhe e bllokuar.”

Pallati Mbretëror rrallë u përgjigjet artikujve të gazetave dhe revistave, por lëshoi një deklaratë ku thekson se “artikulli i Tatler përmban pasaktësi dhe informacione të rreme”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grua në Britaninë e Madhe, thotë se ende i ushqen vajzat e saj me qumësht gjiri, pavarësisht faktit se ato janë respektivisht, katër

Mëngjesin e 6 korrikut, në moshën 92-vjeçare, u shua kompozitori i njohur italian, Ennio Morricone.

Meghan Markle dhe Princ Harry mbyllën zyrtarisht fondacionin e tyre ‘SussexRoyal’ duke paraqitur dokumentat e tyre në Londër.

Vdes në moshën 92-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti i orkestrës italiane Ennio Morricone.

Yndyra e flokëve mund të jetë një problem i madh nëse nuk tregohet kujdesi i duhur.

Është vetëm 12 vjeçe dhe ka fituar një listë të gjatë çmimesh të ndryshme falë zërit të saj të bukur.

Përkundër besimit që kemi thuajse të gjithë, lëkura e thatë nuk është vetëm problem gjatë dimrit.

Ka rezultuar pozitive me Covid-19 Kimberly Guilfoyle, e fejuara e Donald Trump Jr, e cila është edhe pjesë e stafit të fushatës për rizgj

Rishfaqja e një zogu që mendohej se u zhduk para 100 mijë vitesh ka tronditur shkencëtarët.