Kënga “Madam” e këngëtarit Mozzik theu rekordin e radhës duke marrë më shumë se dy milionë klikime pasi u pëlqye shumë nga publiku.

Por duket se versionin zyrtar të kësaj kënge nuk mund ta gjejmë më të disponueshme në “YouTube”, në mesin e këngëve të tjera të kompanisë “2 euro Gang”.

Kënga është fshirë dhe ende nuk dihen arsyet përse ka ndodhur një gjë e tillë.