Thyhet rekordi në Greqi- Anija më e madhe që kalon në kanalin e Korinthit

13/10/2019 - 16:09

Pasagjerët në një kroçere, kanë mbajtur pezull frymën ndërsa anija gjigante, 22.5 metra e gjerë, u bë më e madhja që ka kaluar përmes kanalit të ngushtë të Korinthit në Greqi.

Me 929 pasagjerë në bord, anija Braemer, ia doli të kalonte përmes mureve shkëmbore të kanalit, që është maksimalisht 25 metra i gjerë në sipërfaqe të ujit, duke u bërë anija më e madhe që e bën këtë udhëtim.

Kanali i Korinthit, është një rrugë e ngushtë ujore që lidh gjirin e Korinthit me gjirin Saronik, që edhe ndan Peloponezin nga pjesa tjetër e Greqisë.  Anijet kanë lundruar përmes këtij kanali të ngushtë që nga 1893, por të mërkurën, kompania e udhëtimeve Fred Olsen, pretendoi se anija e saj e kroçerave u bë më e madhja që ka kaluar ndonjëherë në këtë kanal.

Anija peshon 24344 tonë dhe është 195.82 metra e gjatë. Rreth 6.3 km i gjatë, kanali i Korinthit shkurton ndjeshëm trajektoren detare nga portet italiane drejt portit të Athinës.

“Braemar bëri histori, duke u bërë anija më e madhe në histori që kalon përmes kanalit të Korinthit”, shkroi kompania në median sociale. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një kompani amerikane ka bërë një ofertë pune shumë të çuditshme.

Miliarderi Mohamed Hadid është aq i varfër sa nuk ka para për të shembur rezidencën e tij në Bel Air, deklaroi avokati i tij në gjykatë t

Shumëkush që do të niset me pushime, mendon për atë shtratin e madh e të butë, për një gjumë të qetë, për ato çarçafët tërheqës që thuajs

Alfi Perkins, një student 19-vjeçar që talli futbollistin e Aston Vilas për vdekjen e vëllait të vogël, ka pësuar aksident.

New York-u, një nga qytetet më të mëdha në botë, e tepër të njohur për gamën shumë-ngjyrëshe të restoranteve, ka mes tyre “Dua Kafe”, një

Nëse do të kishte një listë të problemeve më të urryera estetike, rrudhat pa dyshim që dotë  ishin në krye.

Në dashuri Luanët janë besnikë dhe kanë nevojë të paparë të marrin të njëjtën gjë për partnerin e tyre.

Përpjekja e një zjarrfikësi për të ringjallur një mace u bë virale në internet.

Një djalë i ka propozuar të dashurës duke u ulur në gjunjë mbi tavolinën e sërfit.

Një nënë e re kishte rënë në hall pasi i biri ishte fiksuar aq shumë me flokët e saj saqë nuk flinte dot pa to.