Tiffany Trump, vajza më e vogël e ish-presidentit amerikan, Donald Trump është fejuar me të dashurin e saj, Michael Boulos.

Në ditën e fundit të babait të saj si i pari i SHBA-së, ajo ka postuar në Twitter një foto në ambientet e Shtëpisë së Bardhë duke treguar po përshëndetet me shtëpinë ku ka krijuar një kujtim të veçantë, si fejesa me Boulos.

“Ka qenë një nder të festoja shumë momente dhe ngjarje historike, si dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nga ta nuk ishte kaq i veçantë sa fejesa me të dashurin tim të mrekullueshëm. Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin e ri”, ka shkruar ajo.