Finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit e Napolit do të zhvillohet pa tifozë në Romë, por jashtë saj pritet të ketë rivalitet te madh. Prej vitesh dy skuadrat kanë një urrejtje sportive, fillimisht në duelin për titull, duke përfunduar te kalimi i Higuain dhe Sarrit në Torino, gjë që ndezi akoma e më shumë rivalitetin.

Tifozët e Napolit kanë bërë një provokim të rëndë para fillimit të ndeshjes. Ata kanë vendosur një arkivol, ku mbi të ishte vene logoja e Juventusit dhe fanella e Cristiano Ronaldos. Mbetet të shihet nëse Napoli do të distancohet nga ky provokim i rëndë i bërë nga tifozët e saj.