Tipari më negativ i çdo shenje horoskopi

09/12/2019 - 22:30

Dashi (21 Mars - 19 Prill)

Ju jeni narcisë . Kjo ju ndihmon të mbroheni. Instinktet e tua për ‘mbijetesë’ ju nxjerrin nga  çdo situatë edhe pse kjo ju bën të dukeni egoist.

Demi (20 Prill - 20 maj)

Ju jeni dembel, i pakujdesshëm dhe i çrregullt. Ju e dini që shumë gjëra janë të pakuptimta dhe i shpëtoni rrëmujës duke i kujtuar vetes se çfarë keni prioritet dhe çfarë jo.

Binjakët (21 maj - 20 qershor)

Ju hyni tek njerëzit që pështaten në çdo situatë dhe çdo njeri.  Nëse binjakët do të përmblidhnin filozofinë e tyre me një shprehje ajo do ishte “më mirë një mik sesa një çiflig” Ju keni rrethe të zgjeruara shoqërore që vijnë bashkë me avantazhe e disavantazhe.

Gaforre (21 qershor - 22 korrik)

Kush e fiton urrejtjen tuaj e fiton përgjithmonë. Nuk falni dhe kjo e bën besimin tuaj shumë të çmuar. Sa herë që takoni një person të ri jeni skeptikë dhe kjo ju mbron nga gënjeshtarët e manipuluesit.

Luani (23 korrik - 22 gusht)

Ju jeni një person egocentrik deri në manjakëri. Megjithatë egoizmi deri në një farë pike (të cilën ju e tejkaloni ndonjëherë) ju shtyn të bëni përpara dhe të mos paturit frikë më shumë i jep zgjidhje problemeve tuaja, sesa ju fut në telashe.

Virgjëresha (23 gusht - 22 shtator)

Ju jeni një kritik i ashpër i gjithçkaje dhe i gjithkujt. Në planin afatgjatë, ju mund të perceptoheni si një përbindësh, por e vërteta është, ju me të vërtetë thjesht nuk dëshironi kotësira në jetën tuaj.

Peshorja (23 Shtator - 22 Tetor)

Ju jeni gënjeshtari më patologjik në botë. Kjo sepse nuk dëshironi të lëndoni askënd dhe përpiqeni të ruani balancën. E vërteta e hidhur dhemb, ndaj ju preferoni më mirë një gënjeshtër të ëmbël.

Akrepi (23 tetor - 21 nëntor)

Ju jeni manipulues. Nuk ka rëndësi sesi e arrini një gjë, e rëndësishme është që ju në fund të ditës të keni atë që doni. 

Shigjetari (22 nëntor - 21 dhjetor)

Ju e keni të pamundur të ‘hidhni’ rrënjë dhe të vendosni nevojat e të tjerëve para tuajat. Një Shigjetar i vetmuar është një Shigjetar i lumtur.

Bricjapi (22 Dhjetor - 19 Janar)

Ju përdorni frikën që futni tek të tjerët për të marrë atë që dëshironi. Të kesh frikë nga gjuha jote e helmuar të jep lirinë për t'i larguar njerëzit nga rruga jote.

Ujori (20 Janar - 18 Shkurt)

Ndjesia juaj për të ruajtur veten është e ngjashme me egoizmin e ftohtë. Ju doni vetëm të merrni e të mos jepni!  Ju nuk e vini re se jeni egoist, pasi as kritikat gjithashtu nuk ju hynë në sy.

Peshqit (19 Shkurt - 10 Mars)

Ju jeni tepër të ndjeshëm dhe e përdorni atë mentalitet të trishtuar për t’i bërë njerëzit t’ju vijnë pas fijes apo t'ju japin gjithçka që dëshironi. Master manipuluesit nuk vuajnë nga viktimizimi i tyre

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos, që ka lënë vendin pas akuzave për korrupsion ndodhet në Abu Dhabi, në një rezidencë të një superhoteli

Prej disa muajsh, pandemia ka pushtuar botën duke krijuar vështirësi dhe probleme të ndryshme.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka treguar se vuante nga një depresion i një shkalle të ulët për sh

Pasuria e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, veçse vjen duke u rritur.

Këngëtarja Aurela Gaçe është duke xhiruar klipin e këngës “Lento Lento” në Vlorë.

Vajza e aktorëve Vincent Cassel dhe Monicca Bellucci është akuzuar së fundmi se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Qyteti i Los Anxhelosit ka vendosur të ndëshkojë të gjithë ata që organizojnë festa të mëdha duke mos ndjekur rregullat anti Covid.

Kitara e yllit të Rock and Roll, Elvis Presley u shit në ankand për 1.32 milionë dollarë. Kitara akustike Martin D-18 e vitit 1942, u ble

Shënojeni diku emrin Elina Zhengo pasi me siguri do ta dëgjoni shpesh në të ardhmen si një ndër atletet më premtuese në Europë.

Një foshnjë raportohet se ka lindur shëndoshë e mirë në Kinë, megjithese i ishte mbështjellë kordoni i kërthizës rreth gjashtë herë përre