Rrugët në disa qytete të Brazilit prej kohësh janë kthyer në skena krimi, ku njerëz të maskuar në mes të ditës ekzekutojnë rivalët. Por rreziku është edhe nëse nuk je i përfshirë në asnjë bandë sërish rreziku që të qëllohesh është i lartë.

Kamerat e sigurisë së një dyqani në qytetin San Paolo kanë filmuar momentin, kur një kalimtari që po ecte normalisht papritur i është hedhur mbi shpinë një person tjetër që po përpiqej t’u shpëtonte dy atentatorëve, raporton DailyMail.

Në pamje dallohet momentin kur viktima pasi ka kapur kalimtarin është munduar që ta përdorë këtë të fundit si mburojë njerëzore.

Kalimtari largohet i tmerruar, ndërsa atentatorët qëllojnë pa mëshirë mbi objektivin e tyre.