I dashuri i mbesës së Mbretit të Spanjës është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u godit nga demi gjatë ndeshjes me të.

Matador Gonzalo Caballero u shfaq dje në Madrid, në një turne për të kujtuar Ditën e Spanjollëve, kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

27-vjeçari po ndiqej live edhe nga mbesa e mbretit Victoria Federica, e cila u tmerrua nga kjo skenë e rëndë. Ai ishte drejt fundit të ndeshjes me demin, kur ndodhi tragjedia.