Një familje është tmerruar kur një luan i uritur filloi të ndiqte makinën e tyre në një park në Guatemala.

E gjithë skena është filmuar nga anëtarët e familjes brenda makinë kur luani kafshoi gomën e pasme të fuoristradës së tyre duke e shqyer.

Në video dëgjohet një person që bërtet dhe thotë: “Rrota është shkatërruar. Mos e ndaloni makinën, do të kafshojë edhe më fort”.

Përgjegjësi i parkut tha se incidente të tilla nuk janë rrezik për sigurinë e vizitorëve.