Një transgjinore është rrahur keq nga një turmë me vajza e djem në Dallas të Teksasit. Sulmi ndaj viktimës 23-vjeçare, të identifikuar si Muhlaysia Booker ndodhi në mes të rrugës.

Sulmuesit përdornin fjalë fyese dhe homofobike ndaj saj, ndërkohë që e shtrinë në tokë duke e goditur me shkelma. Ishte një grup vajzash që e ndihmuan të hipte në makinë për të shkuar në spital.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje që ndodhi në parkingun e një kompleksi apartamentesh.