Rita Ora tërhoqi gjithë vëmendjen e fotografëve teksa doli nga hoteli i saj në Paris për të shkuar në sfilatën e Miu Miu, ku u prezantua koleksioni Pranverë-Verë 2020.

Rita shkëlqeu me një fustan të shkurtër krem, të shoqëruar nga një fjongo e zezë në pjesën e përparme. Veshja u shoqërua me një varëse prej diamanti, syze dhe dorashka lëkure.

Përsa i përket flokëve, këngëtarja preferoi që t’i kapte bisht kaçurrelat natyrale, ndërsa fijet e holla u stiluan në pjesën e ballit.

Por kjo nuk është veshja e vetme e saj që tërhoqi vëmendje. Së fundmi, Rita u pa rrugëve të Parisit edhe me një fustan të shkurtër vezullues, shoqëruar me çizme me print gjarpri.

Po kështu, Ora zgjodhi sërish të kuqen në një tjetër dalje të saj. Për të prezantuar bashkëpunimin e saj me Escada-n, ajo preferoi një palë pantallona të gjera saten të kuqe, kombinuar me këmishë dhe pallto në të njëjtën ngjyrë. Aksesorët si syzet dhe bereta ishin sërish në nuanca të ngjashme, ndërsa vathët bënë përjashtim.