Të rejat nga familja Kardashian duket se nuk mungojnë asnjëherë. Këtë herë protagonist është bërë basketbollisti Tristan Thompson, i cili pak javë më parë tradhtoi partneren e tij Khloe Kardashian me miken e saj të afërt Jordyn Woods.

Duket se Tristan është penduar dhe kërkon të rikthehet me yllin televiziv. Sipas mediave të huaja diçka e tillë ka ndodhur pasi Tristan ka parë fotot e Khloe duke u argëtuar në ditëlindjen e mikeve të saj Malika dhe Khadija Haqq.

Sipas ‘Hollywoodlife’ Thompson është ndjerë keq kur e ka parë fotot seksi të ish-it të tij dhe dëshiron të rikthehen. Nuk dihet ende se çfarë do të thotë Khloe pas kësaj deklarate.