Aktualisht kudo në rrjet gëlojnë lajmet se Tristan Thompson ka tradhtuar Khloé Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Sipas “E!News”, Tristan dhe Jordyn shkuan me një grup miqsh të përbashkët për të ndjekur një shfaqje të Drake dhe burimet thonë se ata qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit duke flirtuar dhe duke u përkëdhelur.

Mirëpo, së fundmi, një burim për “Us Weekly” pohoi se  Khloé është takuar me Tristan këtë të hënë për ta pyetur nëse thashethemet janë të vërteta dhe ai ka pohuar gjithçka.

Burimi deklaron se pas kësaj, Khloé është ndarë përfundimisht nga ai.

Më tej thuhet se familja Kardashian është mjaft e inatosur me Jordyn, ndërsa sa për Tristan thuhet që nuk kanë shkuar mirë me të prej kohësh.