Presidenti Donald Trump thotë se nuk do të mbështesë ligjin për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan, të zhvendosur nga Kanada për në SHBA. Trump tha në një mesazh në Twitter se ai ishte “një mik dhe admirues i shkëlqyeshëm i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, por shtoi: “Ata duhet të paguajnë!”

Çifti tha që ata nuk kishin plane për të kërkuar siguri të financuar nga publiku në SHBA. Ata raportohet se janë zhvendosur në Kaliforni, në mes të shpërthimit intensiv të koronavirusit.

Ata zyrtarisht do të tërhiqen si anëtarë aktivë të familjes mbretërore më 31 mars dhe nuk do të kryejnë më detyra në emër të Mbretëreshës, por këto aranzhime do të rishikohen pas një viti.

Në një deklaratë të lëshuar përmes një zëdhënësi të Dielën, çifti tha: “Duka dhe dukesha nuk kanë plan të kërkojnë nga qeveria amerikane burime të sigurisë. Janë bërë aranzhime të sigurimit të financuar nga privatët”.