Arrestimi i Uejn Runit, pasi u gjet i dehur në aeroportin e Dallasit, mund t’i kushtojë sulmuesit anglez humbjen e kontratave multimilionëshe sponsorizimi, madje sipas ekspertëve amerikanë mund t’i kërcënojë edhe martesën.

Ish-kapiteni i Mançester Junajtid, sot pjesë e D. C Junajtid në MLS, u ndalua më 16 dhjetor të vitit të shkuar në aeroportin ndërkombëtar të Dallasit në Uashington. Runi u arrestua pas një përzierje alkoolike dhe një hape gjumi, e cila e kishte lënë atë të çorientuar pas një fluturimi nga Arabia Saudite.

Nuk dihet nëse bashkëshortja e tij, Kolin, ka qenë në dijeni të arrestimit të 33-vjeçarit, i cili u gjobit me shifrën e 114 dollarëve në total. Eksperti Tomas Roxhers thotë për “Mirror” se në SHBA imazhi i sportistit është më i rëndësishëm se në Europë dhe lojtari mund të humbasë shumë kontrata me sponsorët pas këtij incidenti.