Në Marsin e vitit të kaluar fotoja e një infermiereje e cila punon në një spital në Milani u bë virale në të gjithë botën. Infermierja 23-vjeçarja e quajtur Alessia Bonari shihet me shenjat e maskës në fytyrë dhe tepër e lodhur nga puna e mbingarkuar.

Fotoja e shpërndarë në të gjithë botën u bë një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë. Mbrëmjen e djeshme Alessia i bë pjesë e Festivalit të Sanermos, ku dha dhe një mesazh të rëndësishëm.

“Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë si në atë kohë kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të lejojmë neglizhencën.  Të bashkuar me siguri do të kemi sukses”, u shpreh Alessia gjatë bisedës që bëri me producentin ekzekutiv të Sanremos, Amadeus.

Kujtojmë se Alessia disa kohë më parë i ka bërë një kërkesë lexuesëve në “Instagram” ku shprehet: Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, ne gjithashtu mund të sëmuremi, ose akoma më keq.