“U detyruam të largohemi, po ndienim presione”! Princ Harry thyen heshtjen

20/01/2020 - 14:55

Princi Harry u përpoq të shpjegonte publikisht se vendimi për t’u shkëputur nga familja mbretërore nuk ishte i lehtë për të. "Por ne në të vërtetë, nuk patëm asnjë mundësi tjetër", është shprehur Duka i Sussex.

"Ne shpresuam se mund të vazhdonim t`i shërbenim mbretëreshës pa fonde publike, por kjo, fatkeqësisht, nuk ishte e mundur. Me Meghanin, gjeta dashurinë dhe lumturinë për të cilën kisha shpresuar gjithë jetën time, por dua ta bëj të qartë se ne nuk po largohemi. Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime, është vendi që dua, dhe kjo nuk ka për të ndryshuar kurrë", tha ai.

Harry shtoi se kjo ishte shenjë e presioneve që po ndiente. Si ai, ashtu edhe e shoqja kanë folur që të dy për vështirësitë e jetës mbretërore dhe sidomos vëmendjen e tepruar mediatike. Harry pati thënë madje në një moment se druhej që bashkëshortja mund të binte viktimë e të "njëjtave forca të fuqishme" që çuan në vdekjen e të ëmës, princeshës së Wellsit, Diana.

Si pjesë e marrëveshjes së finalizuar të shtunën mes mbretëreshës, figurave të tjera të larta mbretërore dhe çiftit, Harry dhe Meghani nuk do ta përfaqësojnë më zyrtarisht monarkinë, dhe duke nisur nga pranvera, nuk do të përdorin dot më as titujt e tyre mbretërorë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një australian ka zbuluar një krijesë të çuditshme në një plazh në afërsi të qytetit Perth.

Nëse do të kishte një shenjë të vështirë për t’u përshkruar, ajo është:  binjakët, kameleonët e zodiakut që gjithmonë përshtaten në bazë

Vitin e kaluar, Kina rezultoi me trefishin e miliarderëve të rinj ndaj SHBA-së, të cilët pasurinë e tyre e kanë fituar kryesisht në sekto

Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të

Hong Kongu do t'u dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekon

Bashkëshortja e nipit të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ndarjen nga

Xiao Xiao është deklaruar pa koronavirus 17 ditë, pasi ajo lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve në Wuhan.

Është zhvilluar dje pasdite në Los Angelos ceremonia e lamtumirës për ish-basketbollistin Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjik

Modelja shqiptare Keisi Muça, e cila jeton prej kohësh në Seul, ka treguar se si ka shpëtuar nga koronavirusi.