Ky është momenti tronditës kur një shtëpi shpërtheu pasi burri që jetonte atje, i vuri flakën teksa brenda saj gjendeshin ai dhe ish-bashkëshortja.

Mediat britanike shkruajnë se 67-vjeçari Ian Clowes u nda nga gruaja e tij Elaine, 63, në vitin 2016. Si pasojë, ata e transformuan shtëpinë e tyre në dy banesa.

Sipas “Daily Mail”, Ian jetonte në katin e sipërm të pronës gjysmë të shkëputur, ndërsa Elaine qëndroi në katin e poshtëm.

Policia vendase ka deklaruar se Clowes, nga Poole, Dorset, kishte ndezur bombolat e gazit brenda ndërtesës më 22 tetor të vitit të kaluar, duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Si pasojë e shpërthimit, 67-vjeçari u dërgua në spital, ndërsa ish-bashkëshortja e tij pësoi lëndime të lehta.

Vetëm një ditë pas shpërthimit, 63-vjeçarja është fotografuar në shtëpinë e saj. Ndërkohë Ian Clowes së fundmi ka pranuar fajin për zjarrvënien e qëllimshme dhe ndodhet prapa hekurave.

“Daily Mail” shkruan se video e momentit të shpërthimit është publikuar vetëm së fundmi.