Shumë e njohin si këngëtare, por Eliza Hoxha është edhe deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës. Vetëm dy ditë më parë ajo njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte prekur nga COVID-19 dhe prej pak ditësh kishte nisur të shfaqte edhe simptoma.

Por gjatë ditës së sotme, disa media kanë publikuar foto ku Hoxha shihet se ka dalë në rrugët e qytetit, duke akuzuar se ajo nuk po e respekton izolimin.

Por sikurse ka shpjeguar vetë Eliza, gjendja e saj tashmë nuk është shumë e mirë dhe për këtë arsye ka dalë që të shkojë të kryejë një grafi të mushkërive.

“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme. Për keqardhje! Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”, shkruan Eliza në postimin e saj.