Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

U fut nudo në fushën e lojës, kush është ish-biznesmeni 37-vjeçar që i habiti të gjithë

09/04/2021 - 18:29

Gjatë ndeshjes mes Granadës dhe Mançester Junajtidit, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi tifozi, i cili u fut nudo në fushën e lojës. Olmo Garsia, quhet personi i cili u fut në fushë, tërësisht i zhveshur. Mund të jetë i panjohur për të gjithë ndjekësit e futbollit dhe në botë, por jo për qytetarët e Granadës në Spanjë. Garsia prej 4 vitesh qëndron nudo nëpër qytet dhe nuk vishet kurrë.

37-vjeçari në të kaluarën ka qenë biznesmen, teksa ka punuar edhe për ushqimin e atletëve.Në Granada, Olon e njohin si një person shumë humanist, teksa në një intervistë të dhënë më parë, ai është shprehur se duke ndenjur nudo gjen qetësinë, teksa shton se kështu trupi i tij mund të marrë më shumë vitamina.

“Unë nuk protestoj kurrë për diçka, por vetëm bashkëpunoj. Paqja në botë për mua është harmonia dhe fjalët e bukura. Unë dua një jetë pa sëmundje, pa stres dhe pa depresion. Duke qëndruar i zhveshur, unë gjej qetësinë. Kështu lëkura merr më shumë vitamina. Policia më ka ndaluar 5 herë, por nuk jam gjobitur kurrë.”, tha Olmo Garsia në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ju mund të keni një listë të gjatë arsyesh pse ju dhe një person i caktuar nuk mund të vazhdoni së bashku.

Gjatë çdo dite qoftë nëse jemi në punë apo jo, kemi nevojë të madhe për të pasur energji dhe forcë.

Olivia Parkinson kishte porositur një iPhone 12 ProMax, por kur hapi kutinë zbuloi se telefoni i saj i ri ishte zëvendësuar me një pllakë

Një përkthyese kineze, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve në interne

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë astrologia Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimet për të gjitha shenjat e horoskopit.

Ish-bashkëshortja tashmë e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, Melina Gates, ka marrë me qira ishullin Calivny në Grenada, Karaibe

Akullnajat gjermane po shkrihen  më shpejt se sa mendohej më parë dhe për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.

Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle feston sot 2-vjetorin e lindjes dhe e gjithë vëmendja është te qëndrimi që do të mbajë fa

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare pak javë më parë, pasi kohët e fundit i ishin shfaqur probleme të rëndë shëndetësore.