Një minutë terrori, por më pas balena e kaltër, që e gëlltiti u desh të kollitej dhe kështu burri shpëtoi. Mund të duket si një ngjarje e denjë për aventurat e Pinokut, por në fakt është gjithçka që i ka ndodhur një peshkatari profesionist në peshkimin nënujor të arragostave në Massachusetts, raportojnë mediet amerikane.

“Papritur ndjeva një shtytje, më pas një tjetër dhe gjithçka u bë e zezë. Isha krejtësisht brenda balenës. Mendova se po vdisja”, tregoi Michael Packard që duke lëvizur brenda gjitarit e ka bërë të kollitej dhe kështu ka dalë sërish jashtë i gjallë.