Një këngëtare spanjolle humbi jetën ditën e sotme, pasi u godit nga një fishekzjarr, ndërkohë që performonte në skenë.

Këngëtarja Joana Sainz, 30-vjeçe, pjesë e Orkestrës Super Hollywood, e cila ka 15 anëtarë përfshirë këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, po performonte mbrëmë në Las Berlanas në Avila. Ajo u godit në bark me pajisjen e efekteve speciale të fishekzjarrëve.

30-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Performanca u pezullua pas incidentit, i cili ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Në kohën e shfaqjes, rreth 1.000 njerëz ishin pranë skenës, pas sheshit të qytetit.