U njoh me një mashkull në Facebook, ajo që zbuloi më pas i ndryshoi jetën

12/01/2019 - 17:16

Si përralla e Hirushes moderne mund të duket historia e dashurisë së një vajze të re nga Vietnami.

Nguyen Van Anh e njohu burrin e saj të ardhshëm përmes rrjetit social Facebook dhe vetëm 10 muaj më vonë ata u martuan. Pak para martesës, vajza e re vietnameze që jetonte në Hanoi zbuloi se bashkëshorti i saj i ardhshëm ishte milioner.

Historia nisi në maj të vitit 2016, kur ata filluan të flisnin për herë të parë në Facebook. Dang Tuan në atë kohë jetonte në Rusi dhe pavarësisht se çifti nuk ishte takuar personalisht, ata e quajnë veten të lidhur pas 6 muajsh që çatonin së bashku. Pas 10 muajsh nga njohja e tyre virtuale, ata vendosën të martoheshin.

Prindërit e vajzës u shprehën kundër, pasi i kujtuan të mos martohej me një burrë që e kishte njohur vetëm online. Dang fluturoi drejt Vietnamit, për t’i treguar vjehrrit dhe vjehrrës së tij të ardhshme se e kishte seriozisht me vajzën e tyre.

Vetëm kur vajza shkoi në Rusi për të finalizuar detajet e martesës, zbuloi atë që e kishte fshehur i fejuari. Ai ishte një biznesmen i suksesshëm, drejtor i përgjithshëm i një marke të njohur të modës. Dang nuk i kishte treguar vajzës që dashuronte faktin që ishte i pasur, pasi frikësohej se kjo mund të ndikonte në lidhjen e tyre.

Çifti u martua në një hotel luksoz me 5 yje në Hanoi, më 9 prill të 2017. Ata jetojnë tashmë në Rusi dhe janë prindër të dy fëmijëve. Van Anh ka pohuar se ajo ishte dashuruar me personalitetin e të shoqit dhe do të martohej me të, pavarësisht situatës së tij financiare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas Oscar, “Shallow”, i ka dhuruar një tjetër kënaqësi Lady Gaga-s.

Zemrat e publikut shqiptar i mori me rolin që kishte te seriali “Kara Sevda”.

Kirurgjia kozmetike është një lloj i kirurgjisë plastike, qëllimi i së cilës është të përmirësojë pamjen e një personi.

Aktorja e njohur hollivudiane Pamela Anderson pak kohë më parë i dha fund fejesës së saj disa mujore me futbollistin 33-vjeçar, Adil Ram.

Zaimina Vasjari pasditen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Rudina” prej ku foli ndër të tjera për eksperiencën e saj si nënë.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shpresonte se bashkimi me udhëtarët e mëngjesit do ta ndihmonte për zgjedhjet e majit por

Shefi i kabinetit të kancelares gjermane, Merkel u shpreh i mërzitur pas lajmit se ish-futbollisti i kombëtares, Mesut Ozil i kishte kërk

Tre adoleshentë kanë vdekur, pasi u shtypën teksa tentonin të hynin në një hotel për të festuar Ditën e Shën Patrikut në Irlandën e Veriu

Edhe pse temperaturat nuk janë të përshtatshme për të bërë plazh që në muajin mars, moti me diell ka bërë që një grua në kryeqytet të heq