"U prefsh në paqe Nëna Mija!" Postimi i Rezarta Shkurtës për Nexhmije Hoxhën

26/02/2020 - 18:38

Bashkëshortja e nipit të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ndarjen nga jeta të gjyshes së burrit. 

Në postimin e saj, ashtu siç ka ndodhur edhe në statuset e mëparshme të Shkurtës për Nexhmije Hoxhën, nuk mungojnë superlativat për atë që ajo e cilëson zonja "Histori". Nexhmije Hoxha u nda sot nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Postimi i Rezarta Shkurtës:

Pata fatin te njohe nje zonje “Histori”

Nje gjyshe e stergjyshe te dashur.

Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund!

Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija.

Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin, vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj.

Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori.

Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj.

E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike.

U prefsh ne paqe Nena Mija.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Karantina po i rikujton edhe njëherë Cristiano Ronaldos e partneres së tij, Georgina Rodriguez, se sa shumë e duan dhe kujdesen për njëri

Në historinë e saj mbi 100-vjeçare, nuk ka ndodhur kurrë që ‘Vogue’ të ketë pasur një kopertinë bosh.

Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter dhe kompanisë së pagesave Square, deklaroi se do të dhurojë një miliard dollarë për të nd

Në këtë situatë të pazakontë pandemie, sytë dhe gjithë vëmendja janë kthyer drejt bluzave të bardha.

Lajmi më i gëzueshëm për rrëqebullin e Ballkanit në Shqipëri!

U kurorëzua “Miss Anglia” në vitin 2019, dhe sot ajo ka vendosur të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar karrierën e saj si

Këtë natë, hëna ndriçon fort qytetin e Durrësit si për t’u treguar banorëve në izolim se natyra është aty, pavarësisht koronavirusit, dhe

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re ka dhënë dorëhqejen, pasi theu karantinën.

Një foshnje vetëm një ditëshe ka humbur jetën, pasi nëna e saj u prek nga koronavirusi dhe realizoi lindje të parakohshme.

Dy ditë më parë, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të Koronavirusit.