U zhduk për 3 muaj, aktorja e njohur shfaqet sërish në publik (FOTO)

17/10/2018 - 11:44

Aktorja me famë botërore Fan Bingbing është shfaqur në publik për herë të parë që kur u zhduk pa lënë gjurmë tre muaj më parë, duke shkaktuar thashetheme se ishte arrestuar nga Partia Komuniste.

Në një video të postuar në mediat sociale kineze, ylli i kinematografisë duket duke lënë Aeroportin Ndërkombëtar Beijing Capital mbrëmjen e së hënës.

Ajo mban syze të errëta për të mbuluar fytyrën dhe ndiqet nga një burrë me ombrellë të madhe të zezë.

Përkundër përpjekjeve të saj, aktorja 37-vjeçare u kap në kamera nga paparacët.

Fan është ndër yjet më të njohura të kinemasë të Kinës dhe ka nënshkruar kontrata miliona dollarëshe për shfaqjet e saj në dhjetra prodhime kineze. Ajo gjithashtu është shfaqur në ekskluzivitete të mëdha ndërkombëtare si X-Men.

Por pas raportimeve për shmangien e taksave nga Fan në qershor, aktorja u zhduk. Më 2 tetor, qeveria kineze njoftoi se Fan ishte gjobitur miliona dollarë për evazion fiskal. Për shkak se kjo ishte vepra e parë se saj penale, qeveria tha se nuk do të ngrinte padi kundër saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse doni një arsye më shumë për të justifikuar mjerimin këtë janar, ja ku është.

Burri më i vjetër i botës ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, në ishullin kryesor në veri të Japonisë, Hokkaido, në moshën 113-vjeçare.

Ai është ndër aktorët më të njohur shqiptar dhe humorin e ka të lindur.

Ish-futbollisti i Manchester United, David Beckham, ka përfunduar në shënjestër të kritikave.

Ka ngordhur në moshën 12-vjeçare qeni i famshëm në mediat sociale, “Boo the Pomeranian”.

Ish-Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona është ndarë nga e dashura e tij, Rocio Olivia, pas 6 vitesh martesë.

Dy të rinj kalifornian, u rrëzuan për vdekje nga maja Taft Point (243 metra e lartë) teksa po bënin një selfie.

Feliks Bilani është një prej fotografëve më të mirë shqiptarë, i cili krijimet e tij më të mëdha i realizon prej të dashurës.

Paul Pogba ka shkuar në stërvitje të Manchester United me Ferrarin e tij të ri...por a është ai i përshtatshëm për beben e tij, pasi që P