Nga urbanët dhe autobusët ndërqytetës të Shqipërisë gjithnjë janë prodhuar lajme të ndryshme, pasi bëmat që kanë ndodhur në to, kanë qenë të shumëllojshme.

Në një autobus në Durrës ditën e sotme, pasagjerët janë ngushtuar pasi mes tyre ndodhej edhe një mobilje, tip komoje, me përmasa që i tejkalon kufijtë e hapësirës për t’u transportuar në këtë mënyrë.

Nuk dihet se në cilin autobus ka ndodhur ky episod, por “JOQ” që publikon foton, raporton se bëhet fjalë për Durrësin.

Udhëtim të këndshëm duhet të kenë kaluar këta pasagjerë sot…