E vetmja shenjë dalluese për të kuptuar nëse dikush ka votuar pa pasur nevojën ta pyesim, është pikërisht gishti.

Janë ata që votojnë për herë të parë të cilët e ndajnë emocionin në rrjetet sociale, por nuk mungojnë edhe të tjerët që përmes një fotografie që konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, apelojnë të votohet.

Unë votova, po ti?”, thonë ata teksa publikojnë edhe fotot në rrjetet sociale.