28/11/2020 - 18:55
Një tjetër urim i veçantë ka ardhur për festën e 108-vjetorit të Pavarësisë për Shqipërinë ditën e sotme.
Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit. Flamuri kuqezi ka qenë në qendër të Dubait për disa minuta, si një ndër urimet më të veçanta për vendin tonë.
Në faqen zyrtare të kullës në rrjetet sociale, është shpërndarë video, ndërsa në sfond është himni kombëtar. Kulla është ndriçuar kuqezi gjatë pasdites së sotme përreth dy minuta.
Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në botë, e cila filloi të ndërtohej në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828 metra, një nga sfidat më të mëdha për botën inxhinierike.
/portali DurresLajm/