"Urojmë sa më shumë ditë me diell për Durrësin!" Realizohet muralja e dytë gjigande në qytetin bregdetar (FOTO & VIDEO)

17/10/2020 - 15:32

Dy ditë më parë, në Durrës është zbuluar muralja nr2 e bërë në qytetin bregdetar brenda pak muajsh. Muralja është realizuar në lagjen nr.16 falë nismës së #LevizAlbania, një projekt i Agjensisë Zvicerane për zhvillim për mbështetjen e Street Art dhe Aktivizëm.

"Kjo murale u realizua si produkt i konkursit që zhvilluam me shkollat e mesme, nga ku buroi dhe ideja e ardhur nga punimet që nxënësit realizuan. Duke shpresuar që ky projekt të marrë përkrahjen e pushtetit vendor për ti dhene vazhdimesi gjallërimit të zonave urbane të lëna në harresë, dhe nxitjen e qytetarëve për të qenë sa më aktiv dhe vendimmarrës në qytetin e Durrësit, urojmë sa më shumë ditë me diell për qytetin tonë",- shkruhet në postimin e Street Art & Aktivizem.

Muralja ka gjallëruar jo pak zonën përreth dhe ka mbushur me ngjyra hapësirën përreth, duke thyer grinë e trishtë të pallateve parafabrikate. Lagjja nr.16 është një nga zonat ku jetojnë familje me problematika të shumta sociale dhe ngjyrat e forta të përdorura në të synojnë të sjellin shpresë tek një komunitet me nevoja jetike.

"Arti më shumë se kurrë ka nevojë sot të largohet nga elitat dhe të zbresë tek njerëzit në nevojë. Tek ata njerëz që janë lënë në harresë dhe që kanë nevojë për dritë, ngjyra dhe shpresë për një të nesërme më të mirë. Kanë nevojë për vëmendje dhe për zgjidhje të problematikave jetike. Kanë nevojë për prezencën tonë",- shkruhet në postimin e organizatës Street Art & Aktivizem.

Në murale shfaqet një pemë e gjigande e rrethuar nga godina shumëkatëshe, disa prej të cilave, si tentakula, kanë nisur t'i mbërthehen pas trupit, për t'i marrë "frymën". Në mënyrë simbolike muralja përfaqëson Durrësin e ditëve tona, ku betoni i ka marrë frymën gjelbërimit. Kjo është muralja e dytë gjigande e realizuar në qytetin bregdetar, pas asaj të realizuar dy muaj më parë prapa shkollës "Bedrie Bebeziqi". 

Projekti i #LevizAlbania synon nxitjen e aktivizmit tek të rinjte permes Street Art-it, për rikthimin e hapësirave publike në zona rekreative për qytetarët e Durrësit dhe zona atraktive per turistet.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bu

Përpara debatit me kundërshtarin Joe Biden, presidenti i SHBA-së Donald Trump, u fotografua në shoqërinë e Melania Trump, ose së paku një

Aktorja dhe modelja e njohur Michelle Hunziker, ka kritikuar Kryeministrin Giuseppe Conte për rregullat e reja të Covid-19, ku do të mbyl

Prej ditësh, NASA lëshonte sinjale se do të bënte publik një zbulim befasues për Hënën.

Një çift zviceran vendosi që vajza e tyre të quhej Twifia, një emër i pazakontë, por jo i rastësishëm.

Që prej dasmës së majit të vitit 2018, shumë histori janë treguar në lidhje me diademën e famshme të cilën do ta vendoste Meghan Markle.

Një modele britanike ka vrarë vetën në një hotel, pasi shëndeti i saj mendor u përkeqësua, për shkak se ka qenë e abuzuar seksualisht në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku një britanik i pasur ka masakruar me thikë gruan e tij, pasi kryen marrëdhënie seksua

Të dielën ne i kthyem akrepat një orë mbrapa, duke u përpjekur të futemi në një ritëm të ri.

Një rreze misterioze e dritës jeshile u shfaq kohët e fundit në qiellin e Britanisë së Madhe.